Komandanti i zjarrfikësve në Prishtinë: Faktori njeri – shkaktari kryesor i zjarreve në vend
Pavarësisht rritjes së temperaturave gjatë verës, zjarret që po përfshijnë zonat pyjore dhe hapësirat e gjelbra në Kosovë nuk janë të lidhura vetëm me nxehtësinë. Komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve në Prishtinë, Mal Gashi, ka deklaruar në Klan Kosova se shumica e zjarreve po shkaktohen nga pakujdesia e qytetarëve, e jo thjesht nga moti i…

Lajme
Pavarësisht rritjes së temperaturave gjatë verës, zjarret që po përfshijnë zonat pyjore dhe hapësirat e gjelbra në Kosovë nuk janë të lidhura vetëm me nxehtësinë.
Komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve në Prishtinë, Mal Gashi, ka deklaruar në Klan Kosova se shumica e zjarreve po shkaktohen nga pakujdesia e qytetarëve, e jo thjesht nga moti i nxehtë.
“Temperaturat e larta mund të ndikojnë, por nuk janë gjithmonë shkaku kryesor. Shkaktari më i madh po rezulton të mbetet faktori njeri, sidomos nga pakujdesia”, tha Gashi.
I njëjti theksoi se këto zjarre jo vetëm që po shkaktojnë dëme të mëdha në natyrë, por po kërkojnë edhe angazhim të jashtëzakonshëm nga njësitë e zjarrfikësve, të cilët shpesh përballen me terrene të vështira dhe kushte të rrezikshme.