Shqetësime për sigurinë, SHBA mbyll ambasadën në Jerusalem për tre ditë

Departamenti i Shtetit Amerikan, ka njoftuar se Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Jerusalem do të qëndrojë e mbyllur nga e mërkura deri të premten, për shkak të situatës së sigurisë në rajon dhe në përputhje me udhëzimet e autoriteteve izraelite. Përmes një postimi në rrjetin social X, është bërë e ditur se do të…

Bota

18/06/2025 11:21

Departamenti i Shtetit Amerikan, ka njoftuar se Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Jerusalem do të qëndrojë e mbyllur nga e mërkura deri të premten, për shkak të situatës së sigurisë në rajon dhe në përputhje me udhëzimet e autoriteteve izraelite.

Përmes një postimi në rrjetin social X, është bërë e ditur se do të mbyllen edhe seksionet konsullore në Tel Aviv.

 

 

Ndërkohë në postim thuhet se ende nuk ka ndonjë njoftim në lidhje me ndihmën për largimin e qytetarëve amerikanë nga Izraeli, por se Departamenti i Shtetit është duke planifikuar për skenarë emergjentë.

Kujtojmë se më herët përmes një postimi lideri suprem i Iranit, Ali Khamenei deklaroi se Irani “nuk do të tregojë asnjë mëshirë” ndaj udhëheqësve izraelitë. Poashtu, ambasadori i Iranit në OKB në Gjenevë, Ali Bahreini, paralajmëroi një përgjigje “të fuqishme dhe pa asnjë përmbajtje”, duke premtuar mbrojtje të sovranitetit iranian me çdo kusht.