Arrestohet një person në Prishtinë – Në veturë e në shtëpinë e tij, Policia i gjeti substancë narkotike dhe armë

Policia e Kosovës ka njoftuar se njësiti për hetimin e narkotikëve kanë ndaluar një veturë në Prishtinë, të cilën e voziste një i dyshuar për shit-blerje narkotikësh. Gjatë kontrollit të tij, Policia ka gjet 0.4 gram kokainë, 380 euro dhe një telefon, shkruan lajmi.net. Pas arrestimit të tij, Policia me urdhër të Prokurorisë kanë bërë…

Lajme

18/06/2025 09:55

Policia e Kosovës ka njoftuar se njësiti për hetimin e narkotikëve kanë ndaluar një veturë në Prishtinë, të cilën e voziste një i dyshuar për shit-blerje narkotikësh.

Gjatë kontrollit të tij, Policia ka gjet 0.4 gram kokainë, 380 euro dhe një telefon, shkruan lajmi.net.

Pas arrestimit të tij, Policia me urdhër të Prokurorisë kanë bërë bastisjen e shtëpisë së të dyshuarit dhe kanë gjetur e konfiskuar 45.6 gram kokainë, një armë me dy karikatorë, 17 fishekë të kalibrave të ndryshëm, një peshore digjitale, një DVR të kamerave të sigurisë dhe një telefon.

I dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Prishtinë /17.06.2025 -19:00. Njësiti nga Drejtoria për hetimin e narkotikëve pas një pune operative hetimore kanë ndaluar një veturë me targa vendore të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar i cili dyshohej për shitblerje të substancave narkotike. Gjatë kontrollit tek i dyshuari është gjetur substancë narkotike e llojit kokainë me peshë 0.4 gram, para të gatshme 380 euro dhe një telefon. I dyshuari është arrestuar. Me urdhër të prokurorit është bërë bastisja e shtëpisë së të dyshuarit ku janë gjetur dhe konfiskuar edhe 45.6 gram substancë narkotike e llojit kokainë, një armë me dy karikatorë, 9  fishekë të kal. 9 mm, 8 fishekë të kal. 7.65 , një peshore digjitale, një DVR i kamerave të sigurisë dhe një telefon. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, ka thënë Policia e Kosovës në raportin 24 orësh. /Lajmi.net/