Besnik Bislimi paraqitet tek Prokuroria Speciale- pritet të nis intervistimi i tij
Zëvendëskryeministri në detyrë, Besnik Bislimi është paraqitur në Prokurorinë Speciale. Bislimi është parë duke hyrë në Prokurori, bashkë me avokatin e tij mbrojtës. Bislimi pavarësisht se u paraqit në kohën e paraparë, nuk deshi që të deklarohet para mediave. Ai vazhdoi të hyj brenda objektit të prokurorisë, duke i injoruar pyetjet që i bëheshin. Besnik…

Lajme
Zëvendëskryeministri në detyrë, Besnik Bislimi është paraqitur në Prokurorinë Speciale.
Bislimi është parë duke hyrë në Prokurori, bashkë me avokatin e tij mbrojtës.
Bislimi pavarësisht se u paraqit në kohën e paraparë, nuk deshi që të deklarohet para mediave.
Ai vazhdoi të hyj brenda objektit të prokurorisë, duke i injoruar pyetjet që i bëheshin.
Besnik Bislimi është ftuar për t’u intervistuar në lidhje me hetimet që po bëhen për skandalin e publikuar për kontratën e dhënë për fabrikën e mbetjeve shtazore.
Në këtë hetim i përfshirë është edhe ministri i Bujqësisë, Faton Peci.
Më 27 maj, ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci është intervistuar për më shumë se tri orë nga organet e hetuesisë në cilësinë e të pandehurit, pikërisht në rastin e njëjtë.
Peci pati deklaruar se Bislimi ishte interesuar rreth fabrikës dhe e pranoi se ai dy herë e kishte ftuar në zyrë për këtë çështje.
“Unë jam kthy në Ministri e kam transmetu shqetësimin e zëvendëskryeministrit për nevojën për funksionalizimin e kësaj fabrike”, kishte thënë Peci./Lajmi.net/