Ambasadori francez: Kosova ka pasur zhvillim fantastik pas luftës, jemi të gatshëm të ndihmojmë ende por na duhet partneri

Ambasadori francez, Olivier Guerot ka thënë se me situatën e krijuar në Kuvendin e Koasovës mund të humbin mundësi ekonomike të shumta. Madje, ai duke folur në një intervistë në “RTK”, ka thënë se ka vendime që nuk po merren për shkak të kësaj situate. “Mundësitë ekonomike që mund të humbin me këtë ngecje, diskutoj…

Lajme

18/06/2025 08:40

Ambasadori francez, Olivier Guerot ka thënë se me situatën e krijuar në Kuvendin e Koasovës mund të humbin mundësi ekonomike të shumta.

Madje, ai duke folur në një intervistë në “RTK”, ka thënë se ka vendime që nuk po merren për shkak të kësaj situate.

“Mundësitë ekonomike që mund të humbin me këtë ngecje, diskutoj me biznese apo brende, investitorë francezë, ka ca vendime që nuk po merren për shkak të situatës në të cilen gjendemi.

Është mundësi e humbur…” – ka thënë ai.

Guerot theksoi se Kosova ka pasur zhvillim të madh pas luftës, por se ka ende punë për t’u bërë. Ai u shpreh se Franca është gati të ndihmojë, por se i duhet partneri.

“Kosova ka pasur një zhvillim fantastik pas luftës, pas viti 98 e 99. Të gjithë miqtë e mi që kanë punuar në Kosovë, kur kthehen pas ca vitesh befasohen, kështu mbesin pa tekst. Por ka shumë për t’u bërë dhe jemi të gatshëm të ndihmojmë, edhe në tranzicionin energjetik, por që na duhet partneri. Por kosovarëve u duhet qeveria, më shumë se sa neve” – tha ambasadori francez.