Shtyhet intervistimi i kryetarit të Listës Serbe nga Prokuroria Speciale- kjo është arsyeja

Edhe pse parashihej që të intervistohej nga Prokuroria Speciale, intervistimi i kryetarit të Listës Serbe, Zlatan Elek është shtyrë. Kryetari i Listës Serbe është ftuar për intervistim në kuadër të hetimeve që Prokuroria Speciale po i zhvillon në rastin e vendosjes së barrikadave në veri të vendit në vitin 2022. Zlatan Elek i cili pritej…

Lajme

18/06/2025 08:36

Edhe pse parashihej që të intervistohej nga Prokuroria Speciale, intervistimi i kryetarit të Listës Serbe, Zlatan Elek është shtyrë.

Kryetari i Listës Serbe është ftuar për intervistim në kuadër të hetimeve që Prokuroria Speciale po i zhvillon në rastin e vendosjes së barrikadave në veri të vendit në vitin 2022.

Zlatan Elek i cili pritej që sot të intervistohej për përgjegjësinë e tij në vendosjen e barrikadave në veri të vendit, dy vjet më parë- pati një arsyetim në lidhje me mos-paraqitjen për intervistim.

Nga Prokuroria Speciale kanë konfirmuar për lajmi.net se intervistimi i tij s’do të bëhet as të enjten dhe se shtyrja ka ndodhur me kërkesë të mbrojtjes.

“Siç e kemi konfirmuar më parë z. Zlatan Elek, është ftuar për intervistim  në kuadër të hetimeve që Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, është duke i zhvilluar në rastin e vendosjes së barrikadave në pjesë veriore në vitin 2022, për veprat penale: pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare, thirrje për rezistencë dhe bashkimi për veprimtari kundër kushtetuese”,u tha nga zyra për media e Prokurorisë Speciale.

Gjithashtu nga Prokuroria u bë e ditur se intervistimi i Elek është shtyrë me kërkesë të mbrojtjes për një datë tjetër, për arsye shëndetësore të avokatit të Elek./Lajmi.net/