Prokuroria Speciale pritet të intervistojë sot Besnik Bislimin
Zëvendëskryeministri në detyrë, Besnik Bislimi është ftuar nga Prokuroria Speciale për të dhënë deklaratë, në lidhje me rastin e hetimeve mbi kontratën për mbetjet shtazore në kuadër të Ministrisë së Bujqësisë. Bislimi u raportua se është ftuar për intervistim në javën e kaluar, por i njëjti për shkak të aranzhimeve jashtë vendit saktësisht në Bruksel…

Lajme
Zëvendëskryeministri në detyrë, Besnik Bislimi është ftuar nga Prokuroria Speciale për të dhënë deklaratë, në lidhje me rastin e hetimeve mbi kontratën për mbetjet shtazore në kuadër të Ministrisë së Bujqësisë.
Bislimi u raportua se është ftuar për intervistim në javën e kaluar, por i njëjti për shkak të aranzhimeve jashtë vendit saktësisht në Bruksel e kishte shtyrë intervistimin për sot.
Intervistimi i Bislimit në Prokurorinë Speciale pritet të nis në ora 09:30.
Më 27 maj, ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci është intervistuar për më shumë se tri orë nga organet e hetuesisë në cilësinë e të pandehurit, pikërisht në rastin e njëjtë.
Peci pati deklaruar se Bislimi ishte interesuar rreth fabrikës dhe e pranoi se ai dy herë e kishte ftuar në zyrë për këtë çështje.
“Unë jam kthy në Ministri e kam transmetu shqetësimin e zëvendëskryeministrit për nevojën për funksionalizimin e kësaj fabrike”, kishte thënë Peci./Lajmi.net/