Faza përgatitore para ndeshjeve evropiane – Xhylani: Me përkushtim dhe punë shpresoj të jemi të gatshëm për kundërshtarin që kemi
Klubi i Malishevës tash e disa ditë është rikthyer në stërvitje, pas pushimit që patën pas përfundimit të kampionatit. Malisheva ka filluar të bëj përgatitje për ndeshjet kualifikuese në Konferencë Ligë, shkruan lajmi.net Futbollisti i Malishevës, Laurent Xhylani në një prononcim për FFK-në tha se faza përgatitore pas pushimeve është e mundimshme për futbollistët. “E…

Sport
Klubi i Malishevës tash e disa ditë është rikthyer në stërvitje, pas pushimit që patën pas përfundimit të kampionatit.
Malisheva ka filluar të bëj përgatitje për ndeshjet kualifikuese në Konferencë Ligë, shkruan lajmi.net
Futbollisti i Malishevës, Laurent Xhylani në një prononcim për FFK-në tha se faza përgatitore pas pushimeve është e mundimshme për futbollistët.
“E vërtetë që është e mundimshme për një lojtarë, kemi intensitet mjaft të lartë. Por, me përkushtim dhe me punë shpresoj që të ja arrijmë dhe të jemi të gatshëm për kundërshtarin që e kemi.”, tha Xhylani në prononcimin e tij.
Futbollisti Xhylani kaloi një formë tejet të mirë edicionin që shkoi. Ai shënoi 5 gola dhe pati 7 asistime, duke qenë ndër futbollistët më të spikatur tek Malisheva.
Për Malishevën do të jetë hera e dytë që do të luaj në garat evropiane. Për kundërshtarë në fazën e parë do ta kenë klubin nga Islanda, Vikingur Reykjavik./lajmi.net/