Avokati Koci: Cirku i deputetëve vazhdon – mos harroni faturën po e paguna populli
Avokati Arianit Koci ka reaguar për dështimin e 33-të të konstituimit të Kuvendit. Ai ka bërë me dije se ky është një cirk, i cili po vazhdon. Në profilin e tij në “Facebook”, Koci ka shkruar se faturën për këto dështime po e paguan populli. “Pasnesër ka me qenë hera e 34-të, e të shtunën…

Lajme
Avokati Arianit Koci ka reaguar për dështimin e 33-të të konstituimit të Kuvendit.
Ai ka bërë me dije se ky është një cirk, i cili po vazhdon.
Në profilin e tij në “Facebook”, Koci ka shkruar se faturën për këto dështime po e paguan populli.
“Pasnesër ka me qenë hera e 34-të, e të shtunën – e 35-ta. Cirku i deputetëve vazhdon. Të qeshemi së bashku! Ama mos harroni: faturën – po e paguajmë ne. Votuesit. Populli!”, ka shkruar Koci, i cili deri më tani disa herë ka protestuar para Kuvendit, duke kritikuar deputetët për ngërçin politik.