Krasniqi: Bllokada po vazhdon ende për shkak të kryeneçësisë së Kurtit dhe LVV-së
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka folur për dështimin për të 33-tën herë për konstituimin e legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës. Ai tha se krejt kjo bllokadë po vi’e si shkak i kryeneçsisë së Kurtit e LVV-së, duke e propozuar vetëm një kandidate për të paren e kuvendit. Derisa i pari i PDK-së,…

Lajme
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka folur për dështimin për të 33-tën herë për konstituimin e legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës.
Ai tha se krejt kjo bllokadë po vi’e si shkak i kryeneçsisë së Kurtit e LVV-së, duke e propozuar vetëm një kandidate për të paren e kuvendit.
Derisa i pari i PDK-së, lavdëroi dhe vlerësoi pozitivisht rolin e administratës Trump.
“Unë e shoh pozitivsht që zoti Trump e permendë edhe Kosovën edhe e sheh si temë që do të merret gjatë mandatit por para se të mendojmë për pozicionin e SHBA-ve, vërtet neve na takon që të shohim se ku është Kosova sot dhe bllokada e cila po vazhdon për shkak të kryeneçësisë të zotit Kurtit dhe LVV edhe pse është e dëmshme sepse në një moment kur mund të ketë ndonjë kërkesë nga SHBA-të për të pasur një qasje më proaktive mes Kosovës dhe Serbisë kjo do ta dëmtojë pozicionin e Kosovës”, ka thënë Krasniqi. /Lajmi.net/