Shoqata “Roja e Kohës” me paralajmërime për deputetët e Kuvendit: Do marrim masa të ashpra, do të hedhim shportat e mbeturinave

Shoqata “Roja e Kohës” ka organizuar një protestë simbolike para Kuvendit, në kohën kur deputetët janë mbledhur brenda duke tentuar konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Një protestues i kësaj shoqate para Kuvendit paralajmëroi se do të marrin masa më të ashpëra ndaj deputetëve madje edhe me hedhjen e shportave të mbeturinave para Kuvendit kjo sipas…

Lajme

17/06/2025 10:26

Shoqata “Roja e Kohës” ka organizuar një protestë simbolike para Kuvendit, në kohën kur deputetët janë mbledhur brenda duke tentuar konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Një protestues i kësaj shoqate para Kuvendit paralajmëroi se do të marrin masa më të ashpëra ndaj deputetëve madje edhe me hedhjen e shportave të mbeturinave para Kuvendit kjo sipas tij deputetët kanë shkelur besimin e qytetarëve.

“Ne nuk do te ndalimi, shoqata Roja e Kohës  ka tradita, ne po bëjmë apelin e fundit sepse do të marrim masa më të ashpra, nëse nuk veprojnë – do të hudhen shportat e mbeturinave për arsye se e kanë shkel vullnetin e qytetarëve të Kosovës. Ne përcjellim mesazhin e dëshmoreve të Kombit, mesazhin e Anto Çetës”, tha njëri nga protestuesit e shoqatës Roja e Kohës./Lajmi.net/