Hekuran Murati kritikon deputetët e ish-opozitës: S’po e kryejnë obligimin e tyre kushtetues

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë duke u mbledhur edhe sot për seancën e 33-të me radhë për të tentuar që të arrihet konstituimi i kuvendit. Para gazetarëve për t’u deklaruar sot u ndal ministri në detyrë, njëherësh deputeti i betuar i VV-së, Hekuran Murati. Murati me këtë rast ka kritikuar deputetët të cilët sipas…

Lajme

17/06/2025 10:04

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë duke u mbledhur edhe sot për seancën e 33-të me radhë për të tentuar që të arrihet konstituimi i kuvendit.

Para gazetarëve për t’u deklaruar sot u ndal ministri në detyrë, njëherësh deputeti i betuar i VV-së, Hekuran Murati.

Murati me këtë rast ka kritikuar deputetët të cilët sipas tij nuk po e kryejnë obligimin kushtetues për të votuar.

Jemi këtu që të kryejmë obligimin kushtetues që është votimi.

“Pra interpretimi i Kushtetueses thotë se deputetët në seancën konstituive duhet të votojnë, janë të obliguar të votojnë me vullnetin që duan pra kundër, për apo abstenim-por të votojnë”, deklaroi ai.

Po ashtu Murati tha se janë mbi 20 seanca, ku deputetët nuk votojnë e nuk kryejnë obligimin e tyre.

“Pra kemi mbi 20 seanca që deputetët vijnë dhe nuk votojnë pra nuk e kryejnë obligimin e tyre kushtetues”./Lajmi.net/