Çitaku për qasjen e Trump: Kurtit s’i bëhet vonë, Kosova të jetë e përgatitur të përballet me një botë që po ndryshon vazhdimisht

Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka folue për qasjen e presidentit amerikan, Donald Trump, teksa u shpreh se Kosova duhet të jetë e gatshme të përballet me një botë që është duke ndryshuar vazhdimisht. Çitaku, para gazetarëve, shprehu kritika ndaj Kurtit, madje siç e quajti deputet Albin Kurti, pasi sipas saj i solli Kosovës sanksione…

Lajme

17/06/2025 10:06

Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka folue për qasjen e presidentit amerikan, Donald Trump, teksa u shpreh se Kosova duhet të jetë e gatshme të përballet me një botë që është duke ndryshuar vazhdimisht.

Çitaku, para gazetarëve, shprehu kritika ndaj Kurtit, madje siç e quajti deputet Albin Kurti, pasi sipas saj i solli Kosovës sanksione pas 26 vitesh.

Ndryshe ajo lavdëroi administratën Trupm pasi siç thekson ajo, Kosova ka bërë transformimin e mandatit të FSK-së në ushtri si dhe kemi marrë njohjen nga Izraeli.

”Me administratën e parë Trump Kosova ka bërë transformimin e mandatit të FSK-së në ushtri si dhe kemi marrë njohjen nga Izraeli. Fatkeqësisht deputetit Albin Kurti, nuk i bëhet vonë. Këto institucione kanë sjellë Kosovën në sanksione, pas 26 vitesh Kosova është në sansksione nga vendet që Kosovën e kanë ndihmuar në liri dhe procesin e pavarësisë”, tha Çitaku. /Lajmi.net/