Ngërçi në Kuvend, qytetarët duan emër të ri – jo më Albulena Haxhiun
Shumica e qytetarëve mendojnë se Lëvizja Vetëvendosje duhet të tërheq Albulena Haxhiun si të propozuar për kryetare të Kuvendit të Kosovës, shkruan KosovaPress. Në një anketë online në rrjete sociale të Agjencisë së Lajmeve KosovaPress, gjashtëdhjetenëntë për qind (69%) e atyre që kanë votuar kanë qenë për tërheqjen e emrit të Albulena Haxhiut nga propozimi…

Lajme
Shumica e qytetarëve mendojnë se Lëvizja Vetëvendosje duhet të tërheq Albulena Haxhiun si të propozuar për kryetare të Kuvendit të Kosovës, shkruan KosovaPress.
Në një anketë online në rrjete sociale të Agjencisë së Lajmeve KosovaPress, gjashtëdhjetenëntë për qind (69%) e atyre që kanë votuar kanë qenë për tërheqjen e emrit të Albulena Haxhiut nga propozimi për kryeparlamentare, njëzetenëntë për qind e tyre mendojnë se LVV nuk duhet të ndërrojë emrin, ndërsa vetëm dy për qind kanë zgjedhur opsionin “nuk e di”.
Bazuar në këtë sondazh, shumica e pjesëmarrësve kanë kërkuar një zgjidhje të shpejtë të bllokadës institucionale.
Anketa, që pason një sërë dështimesh për konstituimin e Kuvendit dhe zgjedhjen e kryeparlamentarit, pasqyron pakënaqësinë në rritje të qytetarëve ndaj situatës aktuale politike. Mospajtimi rreth kandidaturës së Haxhiut ka çuar në një ngërç të zgjatur, i cili ka bllokuar funksionimin e institucioneve që nga zgjedhjet e fundit parlamentare.
Mospajtimet rreth propozimit të emrit të Albulena Haxhiut për kryeparlamentare kanë thelluar krizën politike në vend, ndërsa Lëvizja Vetëvendosje ende nuk ka dhënë sinjale për ndonjë ndryshim. Në të njëjtën kohë, presioni nga qytetarët dhe aktorët e tjerë politikë po rritet, ndërsa protestat pranë Kuvendit janë bërë të zakonshme në ditët kur zhvillohen seancat plenare.
Nëse kjo do të rezultojë me një ndryshim qasjeje nga LVV, mbetet të shihet në vijim.