Arrestohet një mësues në Gjermani, akuzohet për sulm seksual brenda shkollës
Një mësues 63-vjeçar u arrestua në një shkollë në Erfurt të Gjermanisë të hënën në mëngjes. Siç shkruan Bild, mësuesi akuzohet për veprën penale sulm seksual – si brenda dhe jashtë shkollës. “Urdhër-arresti u ekzekutua këtë pasdite gjatë një paraqitjeje në gjykatë”, tha një zëdhënës i policisë. Siç raporton “Thuringer Allgemeine” (TA), duke cituar zyrën…

Bota
Një mësues 63-vjeçar u arrestua në një shkollë në Erfurt të Gjermanisë të hënën në mëngjes.
Siç shkruan Bild, mësuesi akuzohet për veprën penale sulm seksual – si brenda dhe jashtë shkollës.
“Urdhër-arresti u ekzekutua këtë pasdite gjatë një paraqitjeje në gjykatë”, tha një zëdhënës i policisë.
Siç raporton “Thuringer Allgemeine” (TA), duke cituar zyrën e prokurorit publik, krimet për të cilat akuzohet mësuesi dyshohet se kanë ndodhur midis viteve 2016 dhe 2020.
Por kjo nuk është e gjitha: Një mësues i dytë është gjithashtu nën shqyrtimin e hetuesve. Sipas MDR, ai akuzohet për posedim të pornografisë me fëmijë.
Hetimet lidhur me rastin në Gjermani po vazhdojnë.