Inter shumë pranë transferimit të sulmuesit premtues të Serie A
Interi po ecën me ritme të mira në përpjekjen për të transferuar sulmuesin e Parmës, Ange-Yoan Bonny, i cili ka qenë objektiv i klubit edhe përpara se Cristian Chivu të emërohej trajner. Qendërsulmuesi shihet si zëvendësuesi ideal për Marcus Thuram, duke marrë parasysh vështirësitë që pati Interi për ta zëvendësuar gjatë mungesave të tij për…

Sport
Interi po ecën me ritme të mira në përpjekjen për të transferuar sulmuesin e Parmës, Ange-Yoan Bonny, i cili ka qenë objektiv i klubit edhe përpara se Cristian Chivu të emërohej trajner.
Qendërsulmuesi shihet si zëvendësuesi ideal për Marcus Thuram, duke marrë parasysh vështirësitë që pati Interi për ta zëvendësuar gjatë mungesave të tij për shkak dëmtimesh.
21-vjeçari ishte futur në listën e dëshirave të Interit që në maj, shumë përpara dorëheqjes së Simone Inzaghit dhe emërimit të Chivut, i cili vinte nga stoli i Parmës.
Parma kërkon rreth 20 milionë euro për kartonin e tij, por çmimi mund të ulet nëse përfshihet një lojtar në shkëmbim.
Edhe vetë lojtari ka një dëshirë të fortë për transferimin, pasi beson se Interi do të ishte hapi i përsosur në karrierën e tij.
Bonny iu bashkua Parmës si lojtar i lirë nga Chateauroux në vitin 2021 dhe ndihmoi klubin të ngjitej në Serie A.
Sezonin që lamë pas, ai shënoi gjashtë gola dhe dha katër asistime në 37 ndeshje.