Fillim i mbarë për Laura Fazliun në Botërorin e Xhudos
Xhudistja kosovare Laura Fazliu e ka nisur me fitore rrugëtimin në Kampionatin Botëror të Xhudos që po zhvillohet në Budapest. Në rrethin e dytë të garave në kategorinë deri në 63 kilogramë, Laura triumfoi ndaj kundërshtares nga Polonia, Natalia Kropska. Laura e fitoi luftën me Ippon pas një mbërthimi vendimtar. Megjithëse rikthimi pas një dëmtimi…

Sport
Xhudistja kosovare Laura Fazliu e ka nisur me fitore rrugëtimin në Kampionatin Botëror të Xhudos që po zhvillohet në Budapest.
Në rrethin e dytë të garave në kategorinë deri në 63 kilogramë, Laura triumfoi ndaj kundërshtares nga Polonia, Natalia Kropska.
Laura e fitoi luftën me Ippon pas një mbërthimi vendimtar. Megjithëse rikthimi pas një dëmtimi e kishte ngadalësuar pak në fillim, Fazliu arriti të gjejë ritmin e saj gjatë luftës.
Përmes një përballjeje të ngushtë dhe të luftuar, ajo kontrolloi situatën dhe me një teknikë të saktë, detyroi dorëzimin e Kropskës.
Laura Fazliu konsiderohet si një prej pretendenteve kryesore për medalje në këtë kategori.