​Koloneli amerikan Todd Jacobus shpallet qytetar nderi në Deçan

Me rastin e 26 vjetorit të çlirimit të Komunës së Deçanit, është organizuar një mbledhje solemne, ku kolonelit amerikan Todd Jacobus iu është ndarë çmimin “Qytetar nderi’. Ky çmim iu është ndarë gjeneralit Jacobus për kontributin e tij në luftën e fundit në Kosovë. Kryetari i Deçanit Bashkrim Ramosaj tha se kontributi i Jacobus dhe…

Lajme

16/06/2025 12:45

Me rastin e 26 vjetorit të çlirimit të Komunës së Deçanit, është organizuar një mbledhje solemne, ku kolonelit amerikan Todd Jacobus iu është ndarë çmimin “Qytetar nderi’.

Ky çmim iu është ndarë gjeneralit Jacobus për kontributin e tij në luftën e fundit në Kosovë.

Kryetari i Deçanit Bashkrim Ramosaj tha se kontributi i Jacobus dhe Shteteve të Bashkuara është ende i nevojshëm për popullin e Kosovës.

“Sot jemi në një situatë ku na kthehet kujtesa pas, në një qyteti cili nuk ka ekzistuar, në një shtet që ka pasur shumë dhimbje, mirëpo që është meritë e këtij populli, këtyre njerëzve që kanë rilindë jetën në këtë qytet dhe po ecim në hapa të sigurta, sado që janë të ngadalshëm.. Arsyeja pse koloneli Todd shpallet qytetar nderi në Deçan është për shkak se na kanë lidhur një mirësi e cila fillon me plagosjen e një çuni të ri në qytetin e Deçanit, i cili nuk e ka pasur moshën për luftë dhe që ka mbajtur një raport në lidhje me kolonel Todd, i cili është plagosur në momentet ku mbi këtë popull po bëhej gjenocid. Shpresoj që mirësia jonë të vazhdoj dhe kontributi i juaj është i nevojshëm prapë për neve”, tha Ramosaj.

E koloneli amerikan, Todd Jacobus u shpreh se për të ishte një privilegj që ka shërbyer në Kosovë si pjesë e NATO-s.

Jacobus tha se ushtarët e FSK-së kanë luajtur një rol të madh në formësimin e Kosovës.

“Jam thellësisht modest dhe i nderuar të jem këtu. Është privilegj të shërbeja këtu në Kosovë si pjesë e NATO-s, Ushtrisë së SHBA-së dhe Gardës Nacionale para 10 vjetësh. Ishte e mrekullueshme të zbuloja historitë e ushtarëve me të cilët shërbeva në Forcën e Sigurisë së Kosovës, të cilët luajtën një rol të madh në formësimin e asaj që ne e njohim sot si Kosovë. Çfarë mësova është se askush nuk ia dha Kosovës lirinë, për atë liri luftuan, u gjakosën dhe vdiqën për të krijuar kushtet e sotme”, u shpreh ai.

Jacobus u nderua edhe me një dekoratë nga kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, dekoratë për besim në Zot, atdhe dhe në shtet dhe me një dekoratë tjetër nga shoqatat e dalura nga lufta.