A do të përfshihet SHBA-ja në konfliktin Izrael-Iran? – Trump dëshiron ta mbajë Amerikën jashtë
Derisa Izraeli dhe Irani shkëmbejnë valë sulmesh, Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka thënë publikisht dhe privatisht se dëshiron ta mbajë Amerikën jashtë konfliktit. Trump kundërshtoi një plan izraelit për të vrarë udhëheqësin suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei. Këtë fundjavë, një zyrtar i lartë amerikan i tha CNN-it, se izraelitët kishin një mundësi për…

Bota
Derisa Izraeli dhe Irani shkëmbejnë valë sulmesh, Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka thënë publikisht dhe privatisht se dëshiron ta mbajë Amerikën jashtë konfliktit.
Trump kundërshtoi një plan izraelit për të vrarë udhëheqësin suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei.
Këtë fundjavë, një zyrtar i lartë amerikan i tha CNN-it, se izraelitët kishin një mundësi për të vrarë udhëheqësin suprem. SHBA-të i komunikuan Izraelit se Trump kundërshtoi planin dhe se plani nuk u zbatua.
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu mohoi raportet për një plan të tillë.
SHBA-të i kanë ofruar mbështetje mbrojtëse Izraelit, duke penguar një sulm të fuqishëm hakmarrës nga Irani.
Por Trump nuk është bashkuar me ushtrinë izraelit në përpjekjet e saj për të çmontuar objektet bërthamore të Iranit.
Burime thonë se Izraeli kishte folur me SHBA-në në lidhje me rritjen e mundshme të nivelit të përfshirjes së saj, megjithëse një zyrtar izraelit paralajmëroi se këto biseda nuk kanë përfshirë ende diskutime praktike mbi detajet më të vogla.
Trump pati pranuar se përfshirja e SHBA-ve në konflikt ishte mundësi.
“Ne nuk jemi të përfshirë në të. Është e mundur që të përfshihemi. Por në këtë moment nuk jemi të përfshirë”,deklaroi Trump.
Interesat konkurruese kanë krijuar një dinamikë të ndërlikuar për një president të “etur” për të mbajtur premtimin e tij për të sjellë paqe në rajonet e trazuara të botës./Lajmi.net/