Aksident mes një veture dhe një motoçiklete në Lipjan, lëndohet shoferi i motoçikletës
Një aksident trafiku ka ndodhur dje mes një veture dhe një motoçiklete në Lipjan. Siç ka raportuar Policia, dyshohet se shoferi i veturës ka shkaktuar aksidentin duke e goditur motoçikletën, shkruan lajmi.net. Për pasojë, shoferi i motoçikletës ka pësuar lëndime, ndërkaq shoferi i veturës është dërguar në mbajtje në cilësinë e të dyshuarit. “Lipjan /…

Lajme
Një aksident trafiku ka ndodhur dje mes një veture dhe një motoçiklete në Lipjan.
Siç ka raportuar Policia, dyshohet se shoferi i veturës ka shkaktuar aksidentin duke e goditur motoçikletën, shkruan lajmi.net.
Për pasojë, shoferi i motoçikletës ka pësuar lëndime, ndërkaq shoferi i veturës është dërguar në mbajtje në cilësinë e të dyshuarit.
“Lipjan / 15.06.2025 – 19:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti derisa ishte duke drejtuar veturën, dyshohet se ka shkaktuar aksidentin duke goditur motoçikletën të cilën ishte duke e drejtuar viktima mashkull kosovar. Si pasojë lëndime ka pësuar viktima, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh. /Lajmi.net/