Një veture të tipit “Toyota” i vihet zjarri në Prishtinë

Një veturë është raportuar të jetë djegur mbrëmë në Prishtinë. Njësitet policore pas pranimit të informatës në lidhje me rastin, kanë dalë në vendin e ngjarjes he nga aty kanë vërejtur se është duke u djegur vetura e tipit “Toyota”, me traga vendore pronë e ankuesit mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe…

Lajme

16/06/2025 09:13

Një veturë është raportuar të jetë djegur mbrëmë në Prishtinë.

Njësitet policore pas pranimit të informatës në lidhje me rastin, kanë dalë në vendin e ngjarjes he nga aty kanë vërejtur se është duke u djegur vetura e tipit “Toyota”, me traga vendore pronë e ankuesit mashkull kosovar.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe zjarrfikësit të cilët e kanë fikur zjarrin, transmeton lajmi.net.

Lidhur me rastin, është informuar e konsultuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin./Lajmi.net/