Sulmi izraelit vret shefin e inteligjencës së forcave të armatosura të Iranit
Irani ka konfirmuar se kreu i njësisë së inteligjencës së Gardës së Revolucionit Islamik (IRGC), Mohammad Kazemi, është vrarë. Agjencia e lajmeve Tasnim e lidhur me IRGC dhe televizioni shtetëror iranian thonë se Kazemi vdiq së bashku me zëvendësin e tij Hassan Mohaqeq dhe komandantin Mohsen Baqeri në sulmet izraelite të dielën, shkruan BBC. Në…

Bota
Irani ka konfirmuar se kreu i njësisë së inteligjencës së Gardës së Revolucionit Islamik (IRGC), Mohammad Kazemi, është vrarë.
Agjencia e lajmeve Tasnim e lidhur me IRGC dhe televizioni shtetëror iranian thonë se Kazemi vdiq së bashku me zëvendësin e tij Hassan Mohaqeq dhe komandantin Mohsen Baqeri në sulmet izraelite të dielën, shkruan BBC.
Në një intervistë më parë për Fox News, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha: “Mund t’ju them se kemi oficerin e tyre kryesor të inteligjencës dhe zëvendësin e tij në Teheran.”
Të dyja vendet, Irani dhe Izraeli janë armiq rajonalë për dekada me radhë.
Irani gjithmonë ka pohuar se programi i tij bërthamor është paqësor. Shtetet e Bashkuara të Amerikës së bashku me të tjerë kanë vlerësuar se ai nuk ka synuar zhvillimin e armës që nga viti 2003. Megjithatë, Irani ka pasuruar sasi gjithnjë e më të mëdha uraniumi në nivele afër atyre për armë dhe besohet se mund të zhvillojë disa armë brenda muajsh nëse dëshiron ta bëjë.
Agjencia Ndërkombëtare për Energjinë Atomike e OKB-së e dënoi Iranin javën e kaluar për mospërmbushjen e detyrimeve të tij.