Izraeli përgatitet për sulmet e reja të Iranit, pacientët nëpër spitale po zhvendosen nën tokë

Izraeli ka filluar me përgatitjet për sulmet e reja nga Irani. Siç raporton “CNN”, mjekët kanë zhvendosur pacientët nën tokë në një qendër mjekësore në periferi të qytetit izraelit të Tel Avivit, transmeton lajmi.net Spitalet në të gjithë vendin janë përpjekur me çdo kusht t’i zhvendosin pacientët e tyre në zona të sigurta nëntokësore, për…

Bota

14/06/2025 16:46

Izraeli ka filluar me përgatitjet për sulmet e reja nga Irani.

Siç raporton “CNN”, mjekët kanë zhvendosur pacientët nën tokë në një qendër mjekësore në periferi të qytetit izraelit të Tel Avivit, transmeton lajmi.net

Spitalet në të gjithë vendin janë përpjekur me çdo kusht t’i zhvendosin pacientët e tyre në zona të sigurta nëntokësore, për t’i mbrojtur ata nga sulme të mundshme.

Teherani nisi një valë sulmesh hakmarrëse gjatë natës pas sulmit të papritur të Izraelit ndaj objektivave bërthamore dhe ushtarake iraniane të premten, i cili vrau disa nga udhëheqësit më të lartë ushtarakë të vendit./lajmi.net/