Sulmi izraelit në Tehran vret 60 persona, përfshirë 20 fëmijë dhe një foshnje 6 muajshe
Sipas një gazetari të medias shterërore iraniane, gjashtëdhjetë persona janë vrarë pas një sulmi izraelit ndaj një ndërtese banimi në Teheran. Siç raporton CNN, 20 fëmijë u vranë në ndërtesën e banimit, përfshirë një foshnje vetëm 6 muajshe. Ndërkaq, dhjetë trupa thuhet se mbeten nën rrënoja. Televizioni iranian transmetoi pamje direkte të punëtorëve që po…

Bota
Sipas një gazetari të medias shterërore iraniane, gjashtëdhjetë persona janë vrarë pas një sulmi izraelit ndaj një ndërtese banimi në Teheran.
Siç raporton CNN, 20 fëmijë u vranë në ndërtesën e banimit, përfshirë një foshnje vetëm 6 muajshe. Ndërkaq, dhjetë trupa thuhet se mbeten nën rrënoja.
Televizioni iranian transmetoi pamje direkte të punëtorëve që po hiqnin mbeturinat nga vendi i ndërtimit të një ndërtese 14-katëshe në kompleksin rezidencial Shahrak-e Shahid Chamran në Teheran.
I dërguari i Iranit në OKB, Amir Saeid Iravani, tha të premten se të paktën 78 persona ishin vrarë nga sulmet izraelite. Nuk ishte menjëherë e qartë nëse 60 të vrarët në ndërtesën e banimit ishin përfshirë në numrin e tij.