Haxhiut i pengon qëndrimi i LDK-së: Nuk po e kuptoj qasjen e tyre, pse e duan PDK-në në partneritet
Kandidatja e VV për kryeparlamentare, Albulena Haxhiu ka folur pas dështimit numër 31 për konstituimin e Kuvendit. Ajo ka komentuar qëndrimin e LDK-së për qeveri të unitetit, shkruan lajmi.net Haxhiu ka thënë se është absurditet qëndrimi i LDK-së dhe se nuk e kupton pse po e kërkon PDK-në në partneritet. “Absurde të bësh thirrje që…

Lajme
Kandidatja e VV për kryeparlamentare, Albulena Haxhiu ka folur pas dështimit numër 31 për konstituimin e Kuvendit.
Ajo ka komentuar qëndrimin e LDK-së për qeveri të unitetit, shkruan lajmi.net
Haxhiu ka thënë se është absurditet qëndrimi i LDK-së dhe se nuk e kupton pse po e kërkon PDK-në në partneritet.
“Absurde të bësh thirrje që të diskutohet për 15 pikat, kur ne nuk po mundemi të merremi vesh për konstituimin e Kuvendit, ka një rend të gjërave këtu. Fillimisht, duhet të konstituohet Kuvendi, duhet të ketë unitet, duhet të jemi të unifikuar, për ta konstituar Kuvendin dhe pastaj të flasim për çështje të tjera. VV ka qenë e hapur që LDK-ja të jetë partnere në koalicionin e ardhshëm, me qeverinë Kurti 3 por kjo është refuzuar. Ata kërkojnë Qeveri të Unitetit por unë nuk e kam të qartë se çka po kërkojnë. Po kërkojnë që të gjitha partitë politike të jenë në qeveri bashkë? A duhet Kuvendi të ketë opozitë? Demokracia këtë e kërkon, të ketë qeveri dhe të ketë opozitë. Nuk e kuptoj qasjen e LDK-së dhe insistimin që medoemos ta ketë PDK-në në partneritet. Insistimi i LDK-së që jo pa PDK-në për mua është i paqartë. Për mua është absurd qëndrimi i LDK-së që nuk shkojmë pa PDK-në.”, tha ajo./lajmi.net/