“I lumtur që të kam besuar” – Batatina vjen me reagim pasi u raportua që Daku është afër transferimit tek Zeniti

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina ka dal me një reagim pasi ish-futbollisti i tij, Mirlind Daku është afër transferimit tek gjiganti rus, Zenit Petersburg. Batatina i ka uruar suksese Dakut dhe është shprehur i lumtur që i kishte besuar atij kur ishte në moshë të re, shkruan lajmi.net “Suksese kudo që të jesh Mirlind Daku.…

Sport

13/06/2025 09:28

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina ka dal me një reagim pasi ish-futbollisti i tij, Mirlind Daku është afër transferimit tek gjiganti rus, Zenit Petersburg.

Batatina i ka uruar suksese Dakut dhe është shprehur i lumtur që i kishte besuar atij kur ishte në moshë të re, shkruan lajmi.net

“Suksese kudo që të jesh Mirlind Daku. I lumtur që të kam besu që në moshë të re”, ka shkruar Batatina.

Daku i ka komentuar Batatinës në këtë postim duke shkruar: “Trajneri jem”.

Siç po raportohet, klubi i Zenitit i ka ofruar Rubin Kazanit 4.5 milionë euro për Dakun.

Sulmuesi i kombëtares shqiptare ishte golashënuesi i dytë në kampionatin rus sezonin që lam pas./lajmi.net/