Mblidhen edhe sot deputetët- seanca e 31

Deputetët e zgjedhur nga zgjedhjet e 9 shkurtit mblidhen edhe sot. Deputetët do të mblidhen për seancën e 31-të me radhë për të tentuar arritjen e konstituimit të kuvendit. Pavarësisht seancave të vazhdueshme të cilat mbahen çdo 48 orë, zhvillimet janë të njëjta dhe s’ka konstituim. Mbetet të shihet nëse sot nga Vetëvendosje do të…

Lajme

13/06/2025 08:21

Deputetët e zgjedhur nga zgjedhjet e 9 shkurtit mblidhen edhe sot.

Deputetët do të mblidhen për seancën e 31-të me radhë për të tentuar arritjen e konstituimit të kuvendit.

Pavarësisht seancave të vazhdueshme të cilat mbahen çdo 48 orë, zhvillimet janë të njëjta dhe s’ka konstituim.

Mbetet të shihet nëse sot nga Vetëvendosje do të ndryshojë diçka, apo thjesht do kërkohet formimi i komisionit për votim të fshehtë- gjë e cila po dështon çdo seancë./Lajmi.net/