Dy top klubet angleze rivalizojnë Real Madridin për Jorrel Haton
Jorrel Hato është kthyer në një nga emrat më të përfolur në tregun e transferimeve, pas paraqitjeve të shkëlqyera me Ajaxin në Eredivisie. Mbrojtësi 19-vjeçar është ndjekur nga shumë klube elitare, por së fundmi interes konkret kanë shfaqur Arsenal dhe Chelsea, të cilat kanë kontaktuar përfaqësuesit e tij. Sipas Fabrizio Romanos, të dy klubet londineze…

Sport
Jorrel Hato është kthyer në një nga emrat më të përfolur në tregun e transferimeve, pas paraqitjeve të shkëlqyera me Ajaxin në Eredivisie.
Mbrojtësi 19-vjeçar është ndjekur nga shumë klube elitare, por së fundmi interes konkret kanë shfaqur Arsenal dhe Chelsea, të cilat kanë kontaktuar përfaqësuesit e tij.
Sipas Fabrizio Romanos, të dy klubet londineze kanë zhvilluar bisedime të para për të testuar terrenin për një transferim të mundshëm gjatë verës.
Vlera e kartonit të Hatos vlerësohet rreth 50 milionë euro, ndërsa fleksibiliteti i tij për të luajtur si mbrojtës qendror dhe i majtë e bën shumë të lakmuar.
Përveç skuadrave nga Liga Premier, interesim për të ka treguar edhe Real Madridi, i cili po monitoron nga afër zhvillimin e lojtarit për një lëvizje të mundshme në të ardhmen.
Hato është një prej zbulimeve më të mëdha të sezonit në futbollin holandez, duke fituar vendin e titullarit në një moshë shumë të re.