Kryetari i Vitisë shpreh ngushëllime për vajzën që humbi jetën sot nga sulmi në Graz: Plagë që lë gjurmë të pashlyeshme në shpirtin e secilit prej nesh
Kryetari i Vitisë, Sokol Haliti ka shprehur ngushëllime familjes Bajrami, për humbjen e vajzës së tyre të vogël, Lea Bajramit si pasojë e sulmit në Graz të Austrisë. Ai ka thënë se kjo ngjarje e rëndë na ka prekur të gjithëve dhe se humbja e një jete të re, me ëndrra dhe shpresë për të…

Lajme
Kryetari i Vitisë, Sokol Haliti ka shprehur ngushëllime familjes Bajrami, për humbjen e vajzës së tyre të vogël, Lea Bajramit si pasojë e sulmit në Graz të Austrisë.
Ai ka thënë se kjo ngjarje e rëndë na ka prekur të gjithëve dhe se humbja e një jete të re, me ëndrra dhe shpresë për të ardhmen, është një plagë që lë gjurmë të pashlyeshme në shpirtin e secilit prej nesh.
“Në emrin tim personal dhe në emër të Komunës së Vitisë, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe më të thella. Jemi me ju në këtë moment të vështirë dhe lutemi që Zoti t’ju japë forcë për ta përballuar këtë dhimbje të madhe. Kujtimi i saj do të mbetet gjithmonë i gjallë ndër ne”, ka shkruar Haliti.
Ai i ka shprehur ngushëllime edhe kryetares së Grazit, Elke Kahr.
“Në emër të Komunës së Vitisë dhe të qytetarëve tanë, ju shpreh ngushëllimet tona të thella për ngjarjen tragjike që ndodhi sot në qytetin tuaj, ku për fat të keq humbi jetën edhe një vajzë e re nga komuna jonë së bashku edhe me 9 fëmijë të tjerë. Jemi të vetëdijshëm për sfidat që sjell një akt i tillë i dhunës dhe ndajmë me ju dhe qytetarët e Grazit dhimbjen e kësaj tragjedie. Vlerësojmë reagimin tuaj institucional dhe angazhimin për sigurinë e të gjithë qytetarëve, pa dallim prejardhjeje”, ka shkruar Haliti në Facebook. /Lajmi.net/
Postimi i tij i plotë: