Yll Limani dhe Tayna paralajmërojnë një hit të ri
Dy nga emrat më të suksesshëm të muzikës shqiptare, Yll Limani dhe Tayna, kanë bashkuar forcat për një projekt të ri muzikor që pritet të publikohet më 12 qershor. Kënga mban titullin “Kitara” dhe është paralajmëruar si një nga hitet potenciale të verës.Ky bashkëpunim i shumëpritur është një kombinim i zërit të veçantë të Yllit…

ShowBiz
Dy nga emrat më të suksesshëm të muzikës shqiptare, Yll Limani dhe Tayna, kanë bashkuar forcat për një projekt të ri muzikor që pritet të publikohet më 12 qershor.
Kënga mban titullin “Kitara” dhe është paralajmëruar si një nga hitet potenciale të verës.Ky bashkëpunim i shumëpritur është një kombinim i zërit të veçantë të Yllit me stilin energjik dhe karizmatik të Taynës, duke ngjallur kurreshtje të madhe te publiku.
Deri tani, artistët kanë ndarë disa pamje promovuese në rrjetet sociale, ku duken në një atmosferë verore dhe artistike, duke rritur pritshmëritë për klipin.
Ky është bashkëpunimi i parë mes Yll Limanit dhe Taynës, dy artistë që vijnë nga zhanre të ndryshme, por që kanë treguar vazhdimisht se dinë si të sjellin risi në muzikën shqiptare.
Për fansat, kjo këngë përfaqëson një përplasje të bukur stilistike – nga baladat emocionale të Yllit te ritmet urban të Taynës.
Me këtë projekt, synojnë të sjellin diçka ndryshe dhe të freskët për verën 2025, duke konfirmuar edhe një herë vendin e tyre si ndër më të kërkuarit në skenën muzikore shqiptare.