Hoxha: LVV-së i konvenojnë më së paku zgjedhjet, sepse njerëzit do t’i bojkotojnë
Analisti politik, Ylli Hoxha, ka deklaruar se Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) i konvenon mbajtja e zgjedhjeve të përgjithshme vetëm në rast se ato ndërlidhen me zgjedhjet lokale, ndonëse, sipas tij, kjo parti nuk është e përgatitur për një garë të suksesshme në nivel lokal. “Lëvizjes Vetëvendosje i konvenojnë zgjedhjet vetëm sepse i ndërlidh me zgjedhjet lokale.…

Lajme
Analisti politik, Ylli Hoxha, ka deklaruar se Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) i konvenon mbajtja e zgjedhjeve të përgjithshme vetëm në rast se ato ndërlidhen me zgjedhjet lokale, ndonëse, sipas tij, kjo parti nuk është e përgatitur për një garë të suksesshme në nivel lokal.
“Lëvizjes Vetëvendosje i konvenojnë zgjedhjet vetëm sepse i ndërlidh me zgjedhjet lokale. Por zgjedhjet lokale nuk i konvenojnë aspak, sepse nuk i ka të ndërtuara strukturat për të fituar në ato zgjedhje. Qalon, siç ka çaluar gjithmonë,” tha Hoxha në emisionin “Debat Plus”.
Sipas Hoxhës, një nga format që VV mund ta përdorë për ta tejkaluar këtë sfidë është organizimi i zgjedhjeve të përbashkëta, duke shpresuar në ndonjë rezultat të papritur.
Analisti gjithashtu paralajmëroi se për Vetëvendosjen do të ishte më e pafavorshme nëse situata politike do të çonte në bojkot ose në një valë protestash qytetare, gjë që mund të ndikonte në rritjen e mosvotimit.
“Veçanërisht, Vetëvendosjes i konvenon më së paku që të ketë bojkot apo që të ketë qytetarë që protestojnë dhe vendosin të mos dalin në votime. Votuesi i Vetëvendosjes, në këtë rast, do të jetë ndër të parët që do të kërkojë të mos shkojë në votim,” përfundoi Hoxha.