Formacionet zyrtare: Kosova– Komoret

Kombëtarja e Kosovës do të luajë me fillim nga ora 19:00 ndaj Komoreve në stadiumin “Fadil Vokrri”. ‘Dardanët’ tashmë kanë publikuar edhe formacionin zyrtar për këtë sfidë. Në krahasim me miqësoren e zhvilluar ndaj Armenisë, tekniku gjerman ka vendosur të bëjë plotë shtatë ndryshime në përbërje. Duke filluar nga porta, Visar Bekaj zë vendin e…

Sport

09/06/2025 18:21

Kombëtarja e Kosovës do të luajë me fillim nga ora 19:00 ndaj Komoreve në stadiumin “Fadil Vokrri”.

‘Dardanët’ tashmë kanë publikuar edhe formacionin zyrtar për këtë sfidë.

Në krahasim me miqësoren e zhvilluar ndaj Armenisë, tekniku gjerman ka vendosur të bëjë plotë shtatë ndryshime në përbërje.

Duke filluar nga porta, Visar Bekaj zë vendin e Amir Saipit i cili luajti ndaj Armenisë nga minuta e parë.

Në fazën e mbrojtjes, ylli i Prishtinës, Ron Raçi merr debutimin me fanellën dardane.

Florent Hadërgjonaj, Lindon Emërllahu, Donat Rrudhani, Meriton Korenica dhe Albion Rrahmani po ashtu e nisin takimin nga minuta e parë.

Formacionet zyrtare:

Kosova: Bekaj, Vojvoda, Dellova, Raçi; Hadërgjonaj, Emërllahu, Rexhbecaj, Rrudhani; Jashari, Korenica; Rrahmani.

Komoret: