Arifi: Kosova do të ketë pasoja të mëdha nga trashëgimia politike e VV-së

Ish-diplomati Avni Arifi ka kritikuar ashpër Partinë Vetëvendosje (VV), duke thënë se çdo ditë e më shumë kjo parti po tregon veten si parti e mashtrimit të madh. Arifi thotë se VV erdhi në pushtet me premtime për ndërtimin e demokracisë dhe zhvillimin e shtetit, por pas pesë vitesh në pushtet po e rrënon demokracinë…

Lajme

09/06/2025 17:55

Ish-diplomati Avni Arifi ka kritikuar ashpër Partinë Vetëvendosje (VV), duke thënë se çdo ditë e më shumë kjo parti po tregon veten si parti e mashtrimit të madh.

Arifi thotë se VV erdhi në pushtet me premtime për ndërtimin e demokracisë dhe zhvillimin e shtetit, por pas pesë vitesh në pushtet po e rrënon demokracinë dhe po përpiqet të shkatërrojë shtetin e Kosovës.

“Çdo ditë e më shumë, VV po e shfaq veten si parti e mashtrimit të madhAjo erdhi në pushtet me premtime se do të ndërtonte demokracinë dhe do të zhvillonte shtetin, por tash e 5 vite po e rrënon demokracinë copa-copa dhe po përpiqet të shkatërrojë shtetin e Kosovës”, thotë Arifi.

Arifi theksoi se për VV, demokracia dhe shteti janë parë si vegla për të mbajtur veten në pushtet, duke e theksuar se kjo nuk ka lidhje me ruajtjen dhe zhvillimin e shtetit.

Ai paralajmëroi se Kosova do të ketë pasoja të mëdha nga trashëgimia politike e kësaj partie.

“Për VV po dëshmohet se demokracinë dhe shtetin i shohin vetëm si vegla për të mbajtur veten në pushtet, e asesi për të ruajtur dhe zhvilluar shtetin. Kosova do të ketë pasoja të mëdha nga trashëgimia politike e VV’, përfundoi Arifi për GazetaBlic.