ZKM-ja tregon se cila ishte arsyeja e vizitës së Kurtit te Hamza e Atiqi
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, sot ka takuar në zyret e tyre kryetarin e Mitrovicës së veriut, Erden Atiq dhe kryetarin e Mitrovicës së jugut, Bedri Hamza. Sipas Zyrës së Kryeministrit, fillimisht Kurti u mirëprit nga Atiqi, i cili e njoftoi për punën e deritanishme dhe realizimin e projekteve që sjellin zhvillim ekonomik…

Lajme
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, sot ka takuar në zyret e tyre kryetarin e Mitrovicës së veriut, Erden Atiq dhe kryetarin e Mitrovicës së jugut, Bedri Hamza.
Sipas Zyrës së Kryeministrit, fillimisht Kurti u mirëprit nga Atiqi, i cili e njoftoi për punën e deritanishme dhe realizimin e projekteve që sjellin zhvillim ekonomik dhe shërbime efikase në interes të të gjithë qytetarëve pa dallim.
“Pas takimit me kryetarin Atiq, kryeministri u mirëprit nga kryetari i Komunës së Mitrovicës së jugut, Bedri Hamza, me të cilin diskutuan rreth bashkëpunimit ndërmjet nivelit qendror edhe atij komunal dhe shtyrjen para të nismave e projekteve nga të cilat përfiton komuna dhe qytetarët e saj”, thuhet në komunikatë.