Policia arreston një person të dyshuar për falsifikim dokumentesh

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për falsifikim të dokumenteve. Gjatë kontrollit rutinor, njësia policore ka ndaluar të dyshuarin i cili kishte urdhërarrest aktik për veprën penale “Falsifikim i dokumeteve”, transmeton KosovaPress. I dyshuari ishte prezantuar me një dokument tjetër, kurse Policia e Kosovës ka kuptuar se letërnjoftimi i tij ishte i…

Lajme

09/06/2025 16:40

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për falsifikim të dokumenteve.

Gjatë kontrollit rutinor, njësia policore ka ndaluar të dyshuarin i cili kishte urdhërarrest aktik për veprën penale “Falsifikim i dokumeteve”, transmeton KosovaPress.

I dyshuari ishte prezantuar me një dokument tjetër, kurse Policia e Kosovës ka kuptuar se letërnjoftimi i tij ishte i falsifikuar.

Lidhur me rastin eshte njoftuar prokurori i cili ka udhëzuar që ndaj të dyshuarit të inicohet rast për veprën penale “Falsifikim i dokumenteve” nga neni 390 i KRPK-së.

Me aktvendim të prokurorit kompetent i njëjti dërgohet në mbajtje për 48 orë.