Shpallja e datës së zgjedhjeve lokale, KQZ: Jemi gati për të filluar përgatitjet
Pas caktimit të 12 tetorit si datë për mbajtjen e Zgjedhjeve Lokale nga presidentja e shtetit, Vjosa Osmani, në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve thonë se do të ndërmarrin të gjithë hapat ligjor për të filluar me përgatitjen e këtij procesi zgjedhor. Zëdhënësi, Valmir Elezi, tha për RTKlive se së shpejti, KQZ do të mbajë mbledhje…

Lajme
Pas caktimit të 12 tetorit si datë për mbajtjen e Zgjedhjeve Lokale nga presidentja e shtetit, Vjosa Osmani, në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve thonë se do të ndërmarrin të gjithë hapat ligjor për të filluar me përgatitjen e këtij procesi zgjedhor.
Zëdhënësi, Valmir Elezi, tha për RTKlive se së shpejti, KQZ do të mbajë mbledhje për të miratuar afatet dhe planin e aktiviteteve për organizimin e këtyre zgjedhjeve.
Ai ka treguar se çka përfshijnë këto aktivitete.
“Miratimi i afateve dhe i planit të aktiviteteve do të përcaktojë saktësisht fillimin dhe përfundimin e çdo aktiviteti zgjedhor. Këto aktivitete, që ndërlidhen drejtpërdrejt me votuesit, subjektet politike dhe vëzhguesit e zgjedhjeve, ndër të tjera përfshijnë: aplikimi i subjekteve politike për t’u certifikuar për pjesëmarrje në zgjedhje dhe dorëzimi i listës së kandidatëve; verifikimi i përshtatshmërisë/aftësisë së kandidatëve; deklarimi i partive politike për pjesëmarrje në zgjedhje përmes koalicionit; periudha e regjistrimit si votues jashtë Kosovës dhe votimi jashtë Kosovës; periudha për regjistrimin dhe Votimin e Personave me Nevoja të Veçanta (VNPV); periudha e fushatës zgjedhore për subjektet politike dhe kandidatët e certifikuar; periudha për aplikimin dhe akreditimin e vëzhguesve të zgjedhjeve dhe mediave; periudha emërimin e trupave zgjedhore (Komisionet Komunale të Zgjedhjeve dhe këshillat e Vendvotimeve) dhe trajnimin e tyre; certifikimi i Listës së Votuesve, e të tjera”, ka thënë Elezi.
Sot, e para e vendit shpalli 12 tetorin si datë për mbajtjen e Zgjedhjeve Lokale, pas takimit të zhvilloi gjatë javës së shkuar me liderë të partive politike. Kanë thënë se vendimi erdhi pas shqyrtimit të kujdesshëm të propozimeve nga partitë.