Një 51-vjeçar në Han të Elezit gjen një kuletë me mbi 600 euro, i dorëzon në Polici
Më 08 qershor 2025, rreth orës 19:15, një qytetar më inicialet M. Th, 51 vjeç, nga fshati Paldenicë dorëzoi në stacionin policor në Han të Elezit një portofol që e kishte gjetur në këtë qytet. Në prezencën e tij dhe të zyrtarëve policorë, u konstatua se në portofol ndodheshin 615.12 euro, një zinxhir dore dhe…

Lajme
Më 08 qershor 2025, rreth orës 19:15, një qytetar më inicialet M. Th, 51 vjeç, nga fshati Paldenicë dorëzoi në stacionin policor në Han të Elezit një portofol që e kishte gjetur në këtë qytet.
Në prezencën e tij dhe të zyrtarëve policorë, u konstatua se në portofol ndodheshin 615.12 euro, një zinxhir dore dhe dokumente personale.
Pas verifikimit, portofoli rezultoi të ishte i L.L. Policia kontaktoi pronaren, e cila erdhi në stacion për ta marrë portofolin. Dokumentet dhe paratë iu kthyen me procesverbal.
“Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj shpreh mirënjohje për qytetarin M. Th, duke e vlerësuar këtë gjest si një akt human dhe shembullor, që pasqyron standarde të larta të integritetit dhe përgjegjësisë qytetare”, thuhet në komunikatën e Policisë. /Lajmi.net/