Si në BBVA, si jashtë- të “etura” për drama, Egli dhe Fifi ripublikojnë sërish bashkëpunimet

Kohëve të fundit është përfolur për një ftohje mes dy këngëtareve të njohura, Fifi dhe Egli Tako, të cilat pak më parë kishin krijuar disa bashkëpunime muzikore dhe raporte të mira shoqërore. Lajmet për një krisje mes tyre janë u konfirmuan edhe nga emisioni “Prive by LS”, i cili në një kronikë të dedikuar sollën…

ShowBiz

09/06/2025 14:17

Kohëve të fundit është përfolur për një ftohje mes dy këngëtareve të njohura, Fifi dhe Egli Tako, të cilat pak më parë kishin krijuar disa bashkëpunime muzikore dhe raporte të mira shoqërore.

Lajmet për një krisje mes tyre janë u konfirmuan edhe nga emisioni “Prive by LS”, i cili në një kronikë të dedikuar sollën detaje të reja mbi ndarjen e papritur.

Sipas burimeve të Prive, shkaku kryesor i konfliktit ka qenë një mosmarrëveshje financiare që lindi gjatë bashkëpunimeve të tyre muzikore.

Fifi, e cila kishte marrë përsipër krijimin e disa këngëve dhe videoklipeve për Eglin, nuk ka pranuar përqindjen që Egli ka kërkuar nga të ardhurat e projekteve. Ky mospajtim ka qenë thelbësor në prishjen e marrëdhënies së tyre profesionale dhe personale.

Megjithatë, ndonëse lajmi mori dhenë në rrjet dhe media, fansat kanë vënë re që këngët e përbashkëta mes Fifit dhe Eglit, të cilat për një kohë të shkurtë ishin fshirë ose të padisponueshme në platformat muzikore, janë ripublikuar sërish.

Ky veprim ka ngjallur kuriozitet në publik, duke ngritur pikëpyetje nëse ka ndonjë tentativë për pajtim, apo është bërë për arsye të të drejtave muzikore dhe përfitimeve financiare.

Deri tani, as Fifi dhe as Egli nuk kanë reaguar publikisht mbi këtë situatë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by FIFI (@fifi.official.fr)