Mbi 6 milionë euro për pajisjet ndihmëse që ShSKUK i mbajti në depo- tani njofton se nga e mërkura nis aplikimi që ato të merren

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka njoftuar se nga data 11 qershor, nga ora 08:00 deri në ora 13:00, fillon pranimi i aplikacioneve për pajisje ndihmëse për personat paraplegjik dhe tetraplegjik. ShSKUK ka njoftuar se aplikimi do të bëhet çdo ditë pune, në ndërtesën e Ambulancave Specialistike-QKUK, kati i 2-të. Në të njëjtin vend…

Lajme

09/06/2025 11:30

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka njoftuar se nga data 11 qershor, nga ora 08:00 deri në ora 13:00, fillon pranimi i aplikacioneve për pajisje ndihmëse për personat paraplegjik dhe tetraplegjik.

ShSKUK ka njoftuar se aplikimi do të bëhet çdo ditë pune, në ndërtesën e Ambulancave Specialistike-QKUK, kati i 2-të.

Në të njëjtin vend mund të merret edhe formulari i aplikimit, ndërsa dorëzimi i dokumenteve bëhet fizikisht, në po të njëjtën zyrë.
“Ky proces realizohet në përputhje me udhëzimin administrativ (qrk) nr. 11/2022, për caktimin e listës, llojeve dhe pajisjeve ndihmëse që ofrohen falas për personat paraplegjik dhe tetraplegjik. ShSKUK, falënderon organizatën Handikos, për kontributin e jashtëzakonshëm në këtë proces, veçanërisht në aspektin teknik, përgatitjen e specifikave, si dhe në përcjelljen e nevojave e kërkesave të anëtarëve të saj, kontribut ky dhënë gjatë gjithë këtij procesi”, ka njoftuar ShSKUK.

Edhe një vit pas nënshkrimit të kontratës mbi 6.5 milionë euro për furnizim me karroca dhe pajisje ndihmëse për personat paraplegjikë dhe tetraplegjikë në Kosovë, asnjë pajisje nuk pati përfunduar ende në duart e përfituesve./Lajmi.net/