Qytetari Muçolli ashpërson gjuhën teksa i drejtohet Rozeta Hajdarit: Zoti fytyrën jau marroftë, e Zoti ju dënoftë

Jo vetëm avokati Arianit Koci, sot para Kuvendit të Kosovës për të “protestuar” për bllokadën politike e institucionale doli edhe një qytetar tjetër që është veçse i njohur për publikun. Fatmir Muçolli vendosi që për dallim nga Koci protestën ta bëjë më të “ashpër” e më të zëshme. AI nisi të bërtas e të mallkojë…

Lajme

09/06/2025 11:03

Jo vetëm avokati Arianit Koci, sot para Kuvendit të Kosovës për të “protestuar” për bllokadën politike e institucionale doli edhe një qytetar tjetër që është veçse i njohur për publikun.

Fatmir Muçolli vendosi që për dallim nga Koci protestën ta bëjë më të “ashpër” e më të zëshme.

AI nisi të bërtas e të mallkojë zyrtarët shtetërorë.

Duke iu drejtuar ministres në detyrë, deputetes së zgjedhur Rozeta Hajdari, Muçolli tha se “Zoti iu mallkoftë”.

“Zoti iu marroftë. Zoti fytyrën jau marroftë. Zoti iu dënoftë”, ka thënë ai./Lajmi.net/