“Nuk je ti ai që më tregon mua a me fol, hera e parë dhe e fundit që ti mua me pengon” – Përplasje mes Armend Zemajt e Arianit Kocit
Avokati Arianit Koci ka vazhduar protestën para Kuvendit të Kosovës duke kërkuar konstituim sa më të shpejtë të Kuvendit. Ai derisa po fliste para mediave deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, kërkoi nga ai që sa më parë të konstituohet Kuvendi e më pas të flasin para mediave. Kjo nxiti reagimin e ashpër të Zemajt. “Mos…

Lajme
Avokati Arianit Koci ka vazhduar protestën para Kuvendit të Kosovës duke kërkuar konstituim sa më të shpejtë të Kuvendit.
Ai derisa po fliste para mediave deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, kërkoi nga ai që sa më parë të konstituohet Kuvendi e më pas të flasin para mediave.
Kjo nxiti reagimin e ashpër të Zemajt.
“Mos më pengo të lutem i ke punët e tua. A po të pengoj unë ty në punët e tua? Nuk je ti ai që më tregon mua a me fol. Hera e parë dhe e fundit ti mua që më pengon. Çka bënë me tjerët është punë e jotja me mua kurrë”, i tha Zemaj Kocit.
Pas këtij diskutimi mes tyre, Zemaj përfundoi deklarimin për media derisa bisedoi shkurt edhe me një qytetar i cili me një pankartë në duar po kërkon që Saranda Bogujevci të propozohet dhe të votohet për kryeparlamentare./Lajmi.net/