Qytetari me kërkesë para Kuvendit që Saranda Bogujevci të propozohet e votohet për kryeparlamentare

Qytetarët e Kosovës, kanë filluar të irritohen me moskonstituimin e Kuvendit të Kosovës edhe pas 28 seancave. Plot 4 muaj pas zgjedhjeve, Kuvendi i Kosovës mbetet i pakonstituuar ndërsa formimi i Qeverisë duket të jetë shumë larg. Këto vonesa kanë ardhur pasi LVV ka propozuar Albulena Haxhiun për kryekuvendare, dhe opozita ka vendosur të mos…

Lajme

09/06/2025 10:33

Qytetarët e Kosovës, kanë filluar të irritohen me moskonstituimin e Kuvendit të Kosovës edhe pas 28 seancave.

Plot 4 muaj pas zgjedhjeve, Kuvendi i Kosovës mbetet i pakonstituuar ndërsa formimi i Qeverisë duket të jetë shumë larg.

Këto vonesa kanë ardhur pasi LVV ka propozuar Albulena Haxhiun për kryekuvendare, dhe opozita ka vendosur të mos e votoj pasi sipas tyre është “figurë përçarëse”, ndërsa që nga 1 maji, kryesuesi i seancës, Avni Dehari ka vendosur në votim komisionin për votim të fshehtë.

Ky komision nuk po votohet përsëri nga opozita pasi sipas tyre është antikushtetues.

Sot, para Kuvendit të Kosovës po proteston një qytetar i Kosovës.

Ai me një pankartë në duar ka kërkuar që deputetja e VV-së, Saranda Bogujevci të propozohet për kryeparlamentare.

Dy seancat e fundit kanë sjell disa qytetarë si dhe avokatin Arianit Koci para Kuvendit të Kosovës për të protestuar në lidhje me vonesat e shumta të shkaktuara për moskonstituimin e Kuvendit. /Lajmi.net/ 

Fotografi: