“Mandej flasim, kur të kryhet seanca” – Albulena Haxhiu nuk flet para mediave para seancës së 29-të për konstituimin e Kuvendit

Kandidatja e VV-së për kryekuvendare, Albulena Haxhiu sot nuk është deklaruar për media para se të filloj seanca e 29-të për konstituimin e Kuvendit. Në pyetjet e gazetarëve se çka pret nga kjo seancë, Haxhiu nuk është deklaruar. “Mandej flasim, kur të kryhet seanca”, ka thënë ajo. Sot në Kuvendin e Kosovës do të mbahet…

Lajme

09/06/2025 10:27

Kandidatja e VV-së për kryekuvendare, Albulena Haxhiu sot nuk është deklaruar për media para se të filloj seanca e 29-të për konstituimin e Kuvendit.

Në pyetjet e gazetarëve se çka pret nga kjo seancë, Haxhiu nuk është deklaruar.

“Mandej flasim, kur të kryhet seanca”, ka thënë ajo.

Sot në Kuvendin e Kosovës do të mbahet seanca e 29-të me radhë për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Edhe sot, sikur në dhjetëra seancat e fundit do të propozohet komisioni për votimin e fshehtë.

Ky komision, nuk po merr votat e opozitës pasi që sipas tyre është në kundërshtim me Kushtetutën që të ndërrohet procesi i votimit në mes të procesit të konstituimit.

Të dyja palët, ashtu si partia e parë nga zgjedhjet e 9 shkurtit edhe partitë e tjera po e akuzojnë njëra tjetrën për bllokim të Kuvendit.

Lideri i LDK-së, Lumir Abdixhiku dje përsëri ka bërë thirrje për një Qeveri të Unitetit e cila sipas tij është zgjidhja e vetme në këtë situatë.

Seanca e 29-të për konstituimin e Kuvendit do të filloj sot në ora 11:00, ndërkaq nuk dihet nëse do të sjell një rezultat tjetër nga ai i seancave të kaluara.

Sot, janë bërë plot 4 muaj nga mbajtja e zgjedhjeve ndërsa në Kosovë institucionet nuk janë formuar ende. /Lajmi.net/