Katër raste të dhunës në familje të raportuara veç dje- në Pejë dhe Gjakovë

Katër raste të dhunës në familje janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit. Dy nga këto raste janë raportuar të kenë ndodhur në Pejë, e dy të tjera në Gjakovë. Në të gjitha rastet, viktimat kanë qenë femra, transmeton lajmi.net. DHUNË NË FAMILJE Pejë / 08.06.2025 – 00:05. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që…

Lajme

09/06/2025 10:19

Katër raste të dhunës në familje janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit.

Dy nga këto raste janë raportuar të kenë ndodhur në Pejë, e dy të tjera në Gjakovë.

Në të gjitha rastet, viktimat kanë qenë femra, transmeton lajmi.net.

DHUNË NË FAMILJE

  • Pejë / 08.06.2025 – 00:05. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që e njëjta pas një mosmarrëveshje dyshohet se kishte sulmuar viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit rasti vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt.
  • Pejë / 08.06.2025 – 13:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti dyshohet se ka sulmuar fizikisht viktimat kosovare. Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

DHUNË NË FAMILJE

  • Gjakovë / 08.06.2025 – 16:25. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti dyshohet se kishte sulmuar viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
  • Malishevë / 08.06.2025 – NN. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti dyshohet se kishte ushtruar dhunë ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas inicimit të rastit është dërguar në mbajtje./Lajmi.net/

.