Në dy raste të ndryshme policia konfiskona armë paleje në Prishtinë

Dy raste të armëmbajtjeve pa leje janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit në rajonin e  Prishtinës. Një nga këto raste ishte në Obiliq, kurse një tjetër në Prishtinë. Në rastin e ndodhur në Prishtinë raportohet se pas një mosmarrëveshje që ndodhi në mes të disa personave, tek dy prej tyre të përfshirë janë sekuestruar…

Lajme

09/06/2025 10:16

Dy raste të armëmbajtjeve pa leje janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit në rajonin e  Prishtinës.

Një nga këto raste ishte në Obiliq, kurse një tjetër në Prishtinë.

Në rastin e ndodhur në Prishtinë raportohet se pas një mosmarrëveshje që ndodhi në mes të disa personave, tek dy prej tyre të përfshirë janë sekuestruar dy pistoleta.

Njoftimi:

Obiliq / 08.06.2025 – 02:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit në veturën e tij është gjetur dhe konfiskuar një armë pistoletë me katër fishekë. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

 

·         Prishtinë / 08.06.2025 – 20:40. Raportohet se pas një mosmarrëveshje që ka ndodhur midis disa personave, tek dy prej personave të përfshirë janë sekuestruar dy pistoleta me 112 fishekë. Të dyshuarit meshkuj kosovarë pas inicimit të rastit në konsultim me prokurorin janë liruar në procedurë të rregullt./Lajmi.net/