Sillen në Gjykatë tre të akuzuarit për rastin “Banjska”, nis seanca gjyqësore

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ka nisur seanca gjyqësore “Banjska”. Para Gjykatës sot marrin pjesë tre të akuzuar për rastin në fjalë, Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq. Sot para trupit gjykues, pritet të dëshmojnë edhe dy zyrtarë policorë, Alban Rashiti dhe Qlirim Shaqiri. Në seancën paraprake e cila u mbajt me 17 prill,…

Lajme

09/06/2025 10:08

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ka nisur seanca gjyqësore “Banjska”.

Para Gjykatës sot marrin pjesë tre të akuzuar për rastin në fjalë, Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq.

Sot para trupit gjykues, pritet të dëshmojnë edhe dy zyrtarë policorë, Alban Rashiti dhe Qlirim Shaqiri.

Në seancën paraprake e cila u mbajt me 17 prill, tre të akuzuarit ishin deklaruar të pafajshëm.

Aktakuza e Prokurorisë Speciale ngarkon 44 persona fizikë dhe një person juridik “RAD D.O.O”. Listës së të akuzuarve i prin Milan Radoiçiq.

Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq, nga 45 të akuzuarit sa janë gjithsej për këtë sulm terrorist në krye me kriminelin Milan Radojiçiq, akuzohen për kryerje të veprave terroriste, sulm në të cilin u vra rreshteri Afrim Bunjaku.

Në këtë seancë të shqyrtimit gjyqësor, të tre të akuzuarit ishin deklaruar të pafajshëm dhe nuk e kishin pranuar fajësinë për akuzat me të cilat ngarkohen.

Përveç tre të akuzuarve që janë duke u gjykuar nga drejtësia kosovare, janë edhe 42 të akuzuar, përfshirë edhe Milan Radojiçiqin, që e pranoi publikisht se udhëhoqi sulmin në Banjskë, janë në arrati.

Më 11 shtator të 2024, Prokuroria Speciale e Kosovës ngriti aktakuzë kundër 45 personave në krye me kriminelin Milan Radoiiciq, të cilët akuzohen për terrorizëm, financim të terrorizmit dhe vepra të tjera të rënda penale.

Autoritetet e Kosovës kanë kërkuar ekstradimin e përgjegjësit të grupit terrorist, Milan Radoiçiq dhe të akuzuarit tjerë për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit, mirëpo një gjë e tillë ende nuk ka ndodhur.

Ata janë në kërkim të INTERPOLIT e presion ndaj Serbisë, që ajo t’ia dorëzojë Milan Radojçiqin dhe kriminelët tjerë drejtësisë së Republikës së Kosovës është bërë edhe nga ndërkombëtarët.

Seanca për rastin “Banjska” është caktuar më 9, 11 dhe 12 qershor nga ora 9:30. /Lajmi.net/

Fotografi nga seanca: