OVL-UÇK përkujton dëshmorët e 9 qershorit
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka përkujtuar sot dëshmorët që ranë më 9 qershor gjatë luftës çlirimtare, duke theksuar se veprat e tyre nuk do të harrohen kurrë. Në këtë datë, toka e Kosovës u ujit me gjakun e bijve më të mirë që zgjodhën lirinë para jetës, thuhet në postimin e tyre…

Lajme
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka përkujtuar sot dëshmorët që ranë më 9 qershor gjatë luftës çlirimtare, duke theksuar se veprat e tyre nuk do të harrohen kurrë.
Në këtë datë, toka e Kosovës u ujit me gjakun e bijve më të mirë që zgjodhën lirinë para jetës, thuhet në postimin e tyre në Facebook.
Në mesin e të rënëve dëshmorë që u përkujtuan janë: Liman Tejeci, Driton Krivaqa, Faik Draga dhe Feriz Bibaj.
“Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së i përkujton me nderim dhe nuk i harron kurrë Dëshmorët’’, shkruhet tutje në postimin e tyre.