Abdixhiku thotë se do të prezantoj një Agjendë 15 pikëshe për Qeverinë e Unitetit: Ftoj të gjithë bashkohen me këtë propozim

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka shkruar përsëri në lidhje me propozimin e tij për Qeverinë e Unitetit. Kjo ide e tij ka ardhur pas dështimeve të vazhdueshme për të konstituuar Kuvendin e Kosovës dhe për të krijuar institucoonet e tjera, shkruan lajmi.net. Abdixhiku përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se edhe seanca e…

Lajme

08/06/2025 22:47

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka shkruar përsëri në lidhje me propozimin e tij për Qeverinë e Unitetit.

Kjo ide e tij ka ardhur pas dështimeve të vazhdueshme për të konstituuar Kuvendin e Kosovës dhe për të krijuar institucoonet e tjera, shkruan lajmi.net.

Abdixhiku përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se edhe seanca e radhës nesër do të përfundoj pa një epilog pasi që sipas tij askush nuk e ka shumicën parlamentare.

Ai ka vazhduar ta përsëris thirrjen e tij drejt VV-së, PDK-së, AAK-së dhe Nisma-s që t’i bashkohen propozimit të tij.

“Vazhdoj të besoj se mund të ulemi, të flasim dhe të pajtohemi për një zgjidhje të përbashkët. Kjo krizë mund të na shërbejë si mundësi. Nëse e trajtojmë me guxim dhe me përgjegjësi. Natyrisht se ka zëra mjaft që na ushqejnë që të rrimë larg, por sot para vetës kjo krizë na thërret veç për përgjegjësi. Asgjë më pak”, ka shkruar Abdixhiku.
Ai ka thënë se këtë javë do të prezantoj një Agjendë 15 pikëshe për Qeverinë e Unitetit dhe sipas tij uniteti sot nuk është luks por është domosdoshmëri.
“Po, Kosovës i duhet një opozitë. Po, Kosovës i duhet një balanc demokratik. Por para dyjave, Kosovës i duhet një pozitë. Një qeveri legjitime, një Kuvend funksional, një shtet që punon – tek më pas një opozitë që kritikon. Prandaj, edhe një herë, ftoj zërat me peshë, ftoj mendjet e urta, ftoj të gjithë ata që e ndjejnë peshën e kësaj kohe – të bashkohen me këtë propozim. Të mos heshtin. Të flasin. Të inkurajojnë secilin për këtë qëllim. Të refuzosh, është e lehtë. Të tallesh me një popull të tërë plot 28 herë është e rëndë. Le të provojmë unitetin. Mund dhe mos të jetë”, ka shtuar ndër të tjerash i pari i LDK-së. /Lajmi.net/ 
Postimi i tij i plotë në Facebook: