Valon Prebreza do të jetë kandidati i VV-së për kryetar të Fushë Kosovës
Valon Prebreza do të jetë kandidati për kryetar të Komunës së Fushë Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje. Në lidhje me këtë ka njoftuar LVV përmes një postimi në Facebook, shkruan lajmi.net. LVV ka thënë se katrahurës së madhe të shkaktuar nga keqqeverisja e deritanishme lokale në Fushë Kosovë do t’i përgjigjen me alternativën më të mirë…

Lajme
Valon Prebreza do të jetë kandidati për kryetar të Komunës së Fushë Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje.
Në lidhje me këtë ka njoftuar LVV përmes një postimi në Facebook, shkruan lajmi.net.
LVV ka thënë se katrahurës së madhe të shkaktuar nga keqqeverisja e deritanishme lokale në Fushë Kosovë do t’i përgjigjen me alternativën më të mirë qeverisëse për këtë komunë. .
Sipas VV-së, Valon Prebreza dhe LVV janë zgjidhja për përmirësimin e jetesës për qytetarët në Fushë Kosovë.
“Frymën e investimeve të Qeverisë Qendrore, të cilat kanë zgjidhur probleme dhjetëra vjeçare për lagjet e fshatrat e Fushë Kosovës, siç është rrjeti i ujësjellësit në disa fshatra dhe projekte të tjera, do ta vazhdojmë edhe në nivelin lokal. Valon Prebreza ka dëshmuar, edhe me angazhimin e tij të deritanishëm, se është i përkushtuar dhe i vendosur për t’i prirë transformimit që i duhet Komunës së Fushë Kosovës. Le të angazhohemi çdo ditë, gjithandej lagjeve e fshatrave të Fushë Kosovës, për fitoren e madhe që u duhet të gjithëve. E reja do të ngadhënjejë mbi të vjetrën, e reja do të triumfojë në Fushë Kosovë e për qytetarët”, ka shkruar VV në Facebook. /Lajmi.net/
Postimi i plotë në Facebook: