Vdes një 63-vjeçar në Gjakovë, dyshohet se iu ka përkeqësuar gjendja shëndetësore në vend të punës
Një burrë i moshës 63 vjeçare ka vdekur në Gjakovë. Ai është dërguar pa shenja jete në Spitalin e Përgjithshëm në Gjakovë, aty edhe i është konstatuar vdekja. Rastin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në Gjakovë, Sheremet Elezaj. Elezaj ka thënë se dyshohet që viktimës i është përkeqësuar gjendja shëndetësore në vendin…

Lajme
Një burrë i moshës 63 vjeçare ka vdekur në Gjakovë.
Ai është dërguar pa shenja jete në Spitalin e Përgjithshëm në Gjakovë, aty edhe i është konstatuar vdekja.
Rastin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në Gjakovë, Sheremet Elezaj.
Elezaj ka thënë se dyshohet që viktimës i është përkeqësuar gjendja shëndetësore në vendin e punës, ku po punonte si roje sigurie.
“Një mashkull i lindur në vitin 1962 është dërguar pa shenja jetë në Spitalin e Përgjithshëm në Gjakovë ku është konstatuar vdekja e tij. Nga hetimet e para dyshohet se viktimës i është përkeqësuar gjendja shëndetësore në vendin e punës (ku ishte duke punuar si roje sigurie), në rrugën “Wesley Clark”, rreth orës 08:45. Me vendim të prokurorit, rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”, ndërsa trupi është dërguar për ekzaminim mjeko-ligjor”, tha Elezaj.
Ai shtoi se hetimet janë në zhvillim për zbardhjen e plotë të ngjarjes. /Lajmi.net/